Ndërsa opozita pritet të protestojë në Bulevard, para godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë, shfaqet ndryshe nga cdo dalje e tij publike.
Rama ka postuar një video në facebook ku shihet teksa punon vazo balte.
Berisha ka thirrur sot protestë pas skandalit të kryeministrit Rama për çështjen Charles McGonigal.
Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ku shumë prej tyre kanë ardhur nga rrethet.
Sikurse duket nga pamjet, një grup protestuesish mban në dorë një pankartë me mbishkrimin “Kamza i del Zot Shqipërisë”.
Nga sheshi “Skënderbej”, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë ku në orën 12:00 nis zyrtarisht protesta.