Një 64 vjeçar i burgosur në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Burimet bëjnë me dije se i burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes.