Qeveria ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici pas video-skandalit seksual.

Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e kryetarit Safet Gjici.

“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.

Më herët, Safet Gjici dha publikisht dorëheqjen, duke kërkuar ndjesë për videon e publikuar, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.