Ish-kryebashkikau i Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme nën akuzë për korrupsion.
Burime të Anila Hoxhës thonë se për të kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion. Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, sipas burimeve jo zyrtare.
Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane. Gjici u shkarkua nga detyra e kreut të bashkisë së Kukësit më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave, pas një video skandali, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra.