Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, pritet që të paraqitet sot në SPAK në lidhje me video-skandalin e dalë pak ditë më parë, ku shihej duke bërë marrëdhënie seksuake me një grua në zyrën e tij.
Po ashtu mësohet se kryebashkiaku i Kukësit, nuk i lejohet që të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Edhe kryebashkiaku Safet Gjici , do të shkojë ditën e sotme në SPAK, të dëshmojë në lidhje me videot e dala nga zyra e tij, ku kryente marrëdhënie seksuale me një grua.
Safet Gjici po ashtu nuk lejohet të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ndërsa kuktojmë se janë sekuestruar të gjithë kamerat e institucionit”, tha gazetari Eduart Halili në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top News.