Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tre infermieret, të cilat dhunuan një të moshuar në një azil për të moshuar në Pejë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura, nëpërmjet njëpostimi në Facebook.

 Ajo ka shkruar se ky vendim vetëm sa e ka thelluar plagën.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.