Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matilja ka folur ditën e sotme, pas seancës së mbajtur në Gjykatën e Posaçme.
Matilja ka deklaruar se ka tentativa për të gjetur mënyra sesi të shtyhet procesi për dënimin e personave përgjegjës, teksa shtoi se ekziston rreziku që ish-ministri Fatmir Mediu të largohet teksa është nën akuzë, ashtu siç ndodhi me ish-prokurorin Adriatik Llalla dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj.
“Ju e ndoqët seancën, ka tentativa për të gjetur mënyra sesi të shtyhet ky proces.
Meraku është se mos ndodh e nëjtja situatë sikur Llalla iku, Ahmetaj iku, duhet një masë sigurie në këtë rast. Duhet vlerësim situate ndyshe nuk ka kuptim ky proces.”- tha Matilja.