Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Bëhet me dije nga burime për mediat se një person, kalimtar është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë, teksa ngjarja ka ndodhur në Maliq në fshatin Drithas.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave.