Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, është arrestuar një natë më parë nga SPAK. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.

Ndërkohë mësohet se edhe ndaj administratorit të njësisë është caktuar masa “Arrest shtëpie”, po ashtu edhe për fadromistin.

Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rruge 1 km në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.