Një e mitur në Tropojë ka denoncuar në Komisariatin e Policisë një skandal abuzimi seksual me të.

Policia njofton se ka vënë në pranga një djalë të ri teksa ka nisur verifikimet për kallëzimin.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe,  se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.