Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë sot para gjykatës ku do i komunikohet masa e sigurisë, për aksidentitn me vdekje që shkaktoi pak ditë më parë. 

Kujtojmë se më herët është njoftuar se Bollano është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ishte i shtruar në spitalin e Vlorës. 

Pasi ka lënë spitalin, me pranga në duar dhe nën shoqërimin e uniformave blu Bollano i është drejtuar gjykatës për marrjen e masës së sigurisë.

Ai u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar në Llogara.