Shpesh e shohim sportiv dhe të shkujdesur. Mirëpo, si rrallë herë më parë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një imazh ndryshe, një foto nga përditshmëria e tij duke u qethur.

“Fabiani me skulpturën e tij live”, shkruan kreu i qeverisë krahas postimit nga pushimet me ‘berberin’ e tij të momentit.

Kujtojmë se bashkë me kryeministrin, duke kaluar pushimet ndodhet dhe homologia e tij Giorgia Meloni, e cila erdhi nga Italia ditën e djehsme, pas ftesës së Ramës.