Gjykata e Sarandës ka lënë ditën e sotme në burg 4 të arrestuarit për pengmarrjen e 39-vjeçarit Gentian Omeri.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen dhe dhunuan për disa orë Omerin.
Ngjarja u zbulua pasi ky i fundit u paraqit në spital me shenja të rënda dhunë, ndërsa më pas bëri dhe denoncimin në polici.
Tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.