Deputetët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e byrosë ku do të shqyrtohet ankimimi i tyre kundër kërkesës së socialistëve për t’i përjashtuar.
Në këtë moment ka pasur edhe përplasje me punonjësit e gardës të cilët i kanë ndaluar.
“Duhet të jenë brenda mbledhjes së byrosë. Hape rrugën. Fola me sekretaren. Ooo çfarë bëni more, pse prek deputet me dorë ti ore?! Çfarë bën ore? Kë shtyn ti more? Juve tu vijë turp. Guxoni ju vini dorë mbi deputetin Mos mendoni se kjo punë do vazhdojë kështu gjithë kohën. Na e keni bërë sikur po futemi në Alkatraz.”– u shprehën deputetët.
Pas përplasjes, një nga punonjësit e gardës kërkoi ndjesë, por kjo nuk u pranua nga deputeti i PD, Luan Baçi.
“Nuk kemi nevojë për ndjesën tuaj. Jeni kthyer në patronazhistë të gjithë”, deklaroi ai.