Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, i cili ishte pjesë e garës së primareve për Bashkinë Tiranë, e ka cilësuar si “atentat” ngjarjen e ndodhur në protestën e opozitës, ku një i ri goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Do ta cilësoj si atentat. Një goditje e atij tipi, ka një gjasë për humbje jete. Me një goditje në kokë dhe në moshën e tij, kishte një mundësi për të qenë fatale. E kuptoni sa gjë e rëndë ishte. Barbari, primitivitet, që nuk do donim ta shinim në 2022 ndaj askush, jo më ndaj liderit historik Sali Berisha”, tha mjeku u njohur.
Sipas tij, duhet të gjendet se pse ka ndodhur kjo ngjarje, çdo skenar që lidhet me të. Alimehmeti shtoi më pas se ‘çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë në Tiranë, nëse larg qoftë ajo goditje do kishte qenë fatale”.
“Të goditet në mes të protestës lideri historik. Mbajti humorin e duhur të turmës. Meritë absolute në një moment të vështirë”, tha mjeku.