Janë ndërprerë kërkimet në fshatin Vrinë të Sarandës, për dy të zhdukurit Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Mësohet se kërkimet janë ndërprerë pasi nuk janë gjetur dy të zhdukurit, teksa dyshohej se ata ishin vrarë në fshat dhe trupat e tyre ishin groposur. Madje për kërkimet është përdorur edhe droni por sërish policia ka dalë duarbosh.
Kërkimet në Vrinë kanë nisur që prej orëve të mëngjesit, e përveç Policisë së Shtetit, edhe rreth 50 familjarë të Sulovarit kanë kontrolluar zonën.