Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur për mediat pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Tabaku tha se sot iku mburoja e fundit për ish zv-kryeministrin dhe se duhet mbështetur SPAK që të vijojnë hetimet për të përfshirë të tjerë në inceneratorë. Po ashtu, deputetja ka mohuar se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.

Nga sot iku dhe mburoja e fundit për Ahmetajt  është një ditë ku duhet të kërkojmë indo se çfarë po ndodh me inceneratorët dhe pjesën tjetër të të hetuarve. Kjo ishte një kauzë e drejtë e PD dhe e pozitës. Ka arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK dhe dy prokurorëve. Shpresoj të hapet një kapitull i ri i drejtësisë shqiptare.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër të përfshirë në dosje. Të fokusohemi te vendimmarrja e maxhorancës. Ky ishte shembull sesi funksionon qeveria e kapur. Sot ky është lajmi, opozita i qëndroi në këmbë duke e denoncuar këtë aferë”- shtoi Tabaku.