Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për akuzat e ngritura, se arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ishte politik.

Në një intervistë për median greke “ERT”, Rama tha se Shqipëria po kalon një moment historik sa i përket drejtësisë, pasi po godet pa parë se kush është personi, ndërsa përmendi dhe ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është i shpallur në këkrim, e po ashtu ish-kryebashkiakët socialistë që janë në paraburgim.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe sot kjo drejtësi nuk është në aktin e vetë të parë me zotërinë për të cilin është shqetësuar Athina zyrtare, por ky është njëri nga hallkat e zinxhirit të krijuar të këtyre akteve të goditjes së problemeve me të cilat ajo merret të njerëzve shumë pranë pushtetit.

Sot ish-zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkë të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye:

Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare.”- tha Rama.