Mbështetës së opozitës me në krye Sali Berishën kanë nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë, teksa personazh i kësaj proteste është edhe “McGonigal”.

Protesta zhvillohet njëkohësisht me gjyqin në Apel për vulën e Partisë Demokratike, ku do të vendoset ligjërisht nëse në krye të partisë më të madhe opozitare është Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

Tubimit i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.