Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që çoi në bllokimin e një anijeje, në Portin e Durrësit, e cila transportonte 22,500 ton naftë.
Mësohet se polica ka ndaluar ekuipazhin prej 22 personash dhe se do të merren në pyetje. Ndërkohë mësohet se ky Operacion ka rreth një javë që kishte nisur dhe që u finalizua këtë të hënë.
Gjithçka ka nisur pasi në Policinë e Durrësit ka mbërritur një informacion se në Port pritej të mbërrijë një anije me naftë kontrabandë dhe janë skanuar ato mjete që sillnin naftë për të bërë të mundur identifikimin. Ndërkohë mësohet se anije që ishte nisur nga Azerbajxhani.