Lulzim Caka, i njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Ai akuzohet për shumë vrasje dhe ngjarje kriminale, të cilat i ka hedhur poshtë ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Caka aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por shteti grek e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë konsideruar.

Atij i kanë vrarë nënën teksa shkonte për të takuar atë. Sipas tij, e ëma e ka paranderë se do i ndodhte diçka, por ajo i shkonte gjithmonë nga pas.

Pjesë nga intervista:

E mban mend takimin e fundit me nënën?

Nuk më ndahej, më vinte nga pas. Nuk më linte kurrë vetëm, më sillte ushqime dhe rroba. I kanë thënë mos i shko Lulit nga pas se do ta vrasin. Ka kush ta marrë hakun ka thënë ajo. I kanë thënë mu në sallë të gjyqit. E dinte se mund ti ndodhte diçka

E kishte parandjerë?

Po.

Si e more vesh për vdekjen e nënës?

Më tha një që punonte aty do të them një llaf por mos e bëj të madhe se më heqin nga puna. Nënën ta kanë vrarë. E mbajta veten. Më kanë marrë mamanë dhe e kanë pushkatuar në Seman. Policia nuk e gjeti kush e bëri?

Shteti më kapi mua, të marrësh një plakë ta pushkatosh në Seman dhe mos ta kapësh vrasësin. Ishte e mirë organizuar. Nënën e vranë Mile Cami, Ilir Ngresi dhe Artan Yzeiri, ata janë minj.

Nëse shteti nuk vendos përballë drejtësisë ata që bënë këtë krim, do hakmerrem vetë.