Policia e Shtetit ka publikuar pak më parë pamjet nga operacioni i zvhilluar ditën e sotme brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, kontrolli është zhvilluar me urdhër të nxjerrë nga Gjykata, ndërsa thuhet se këto kontrolle ende vazhdojnë.

Nga pamjet e kapura nga lart, shihen persona që tentojnë të zhdukin prova, teksa disa materiale shihen duke u hedhur në kosh dhe duke i djegur nga persona brenda kampit. Ndërkohë, anëtarët e tjerë bllokojnë makinat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.