Gentian Çollaku është shtetasi i cili ditën e ostme u la në burg nga GJKKO, me akuzën se bënte thirrje për akte terroriste.
Çollaku duket se ëhstë një mbështetësi grupit terrorit ISIS dhe kjo vihet re dhe nga postimet e tij në rrjetet sociale.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai postonte foto në mbështetje të grupit islamik.
“Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë.”- thuhej në një postim.
Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK në bashkëpunim me Antiterrorin. Pas sigurimit të provave, SPAK i është drejtuar GJKKO-së me kërkesën për të dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Çollakun. Ai akuzohet për veprën “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.