Pa leje ndërtimi, pa asnjë tullë të vendosur në terren, në Durrës kanë nisur të shiten apartamente qe nuk ekzistojnë. Projekti i Durrës Marina Yacht ka nisur procesin e shitjeve të ndërtesave të para duke aplikuar çmime më të larta edhe se zonat e lakmuara në Tiranë.

Gazetarja Vali Qyrfyçi ka dhënë detaje të reja për emisionin “Shqipëria LIVE”, në lidhje me atë se çfarë po ndodh, teksa tha se tashëm janë rezervuar të gjitha apartamentet e bllokut të parë të godinave që pritet të ndërtohen. Sipas saj, një garsoniere me sipërfaqe 63-64 metër katrorë, ende e pandërtuar nis me çmimin 110 mijë euro, ndërsa apartamentet më të mëdha shiten në vlerën e 1.2 milionë eurove.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se agjentët e kompanisë thonë se brenda 3 muajve të ardhshëm do të merret leja dhe do të nisin punimet.

“Që nga data 8 dhjetor janë çelur nënshkrimet e para për shitjen e 110 apartamenteve të para që do të jenë në “Durrës Yaht Marina”. Ky projekt nuk ka ende asnjë leje ndërtimi, pro interesi është i madh. Aktualisht nuk ka asnjë apartament të parezervuar, pasi të gjithë janë rezervuar dhe pritet vetëm marrja e lejes për ndërtimin dhe nisjen e punimeve. Sipas kompanisë ka një lloj garancie sepse përderisa dhe shteti është aksioner prej 30%. Interes ka pasur nga shtetas të huaj, rezervime të shumta dhe nga Dubai. Njëra nga godina ishte e rezervuar pikërisht nga Dubai, nga shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Ka patur holandeze, polakë, çekë.

Çmimi varion nga pozicioni i apartamentit, me pamje nga deti sigurisht më i shtrenjtë. Çmimet ishin nga 1650 deri në 2200 euro. Çmimi më i lartë 1 milion e 200 mijë euro. Si fillim është bërë marketing duke thënë se janë rezervuar të gjitha apartamentet me pamje nga deti, në mënyrë që të merreshin apartamentet anësore. Godina është në formë “U”-je.