I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në vendin tonë.

Mësohet se ndalesa e parë e zyrtarit amerikan do të jetë në Kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, rreth orës 17:00 pritet që Escobar të zhvillojë një takim me Presdientin Bajram Begaj, në ambientet e godinës së Presidencës.

Vizita vazhdon dhe ditën e nesërme, kur Escobar do të takohet me krerët e opozitës, përkatësisht Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Ilir Meta.

Ndërkohë, jashtë axhendës së takime ëhstë ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tij mbashtetës, për shkak të hspalljes non-grata të Berishës nga SHBA-të.

Sa i përket qëllimit të kësaj vizite, tre janë çështjet kryesore që pritet të diskutohen nga Escobar dhe bashkëbiseduesit e tij:

Së pari, zgjedhjet lokale të 14 majit. Politika amerikane përmes të dërguarës së saj Yuri Kim e ka bërë të qartë se politika shqiptare duhet të ketë kandidatë të pastër pa të shkuar kriminale. Po ashtu, duhet të bëjë kujdes edhe për sa i përket financimeve të kësaj fushate elektorale.

Së dyti, çështje për diskutim është marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Vetë Escobar në javët e shkuara ka qenë shtysë që kjo marrëveshje të mund të vendoset në zbatim sa më parë, ndërsa pritet të kërkojë nga autoritetet shqiptare dhe vetë kryeministri Edi Rama për ta vijuar mbështetjen për këtë marrëveshje dhe nxitjen e autoriteteve të Kosovës për zbatimin e saj.

Së treti, vizita e Escobar ka të bëjë me një çështje të brendshme dhe shumë shqetësuese për Shqipërinë, siç janë sulmet kibernetike të Iranit.