Partia Demokratike e drejtuar nga enkelejd Alibeaj ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit.
Teksa ditën e djehsme është zhvilluar mbeldhja e kryesisë por edhe e grupit parlamentar, temë diskutimi ka qenë lista e kandidatëve me të cilën, demokratët do garojnë në 61 bashkitë e vendit.
Në përfundim të mbledhjes se Kryesia nuk ka arritur të dalë në një vendim final si do të shkohet në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, dy emra të propozuar në kryesinë e PD të Alibeajt për garën elektorale për Tiranën, janë përkatësisht Roland Bejko dhe Jonila Godole, edhe pse ka pasur edhe disa propozime të tjera si Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka.
Duhet theksuar se këta të fundit kanë shprehur qëndrimin se duhet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhje. Në tryezën e diskutimeve është edhe emri i Rudi Erebaras.