Jo vetëm Albano Velo dhe Andrea Bode, por edhe një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor ai ende nuk është identifikuar por për të ka disa dyshime se ka qënë aktiv, vetëm ditën e ngjarjes.
Ai ka shërbyer për të kordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës, raporton Ora News. Roli i tij besohet të ketë qënë mbajtja nën vëzhgim e banesës dhe familjarët e bisnesmenit nga Saranda.
Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit.
Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për efektivin e komisariatit nr.4 Dilaver Velo, babai i Albanos, nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit apo jo, dhe nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi, pas vrasjes.