Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika gjatë një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me një operacion antidrogë të zhvilluar nga policia, u pyet edhe për ngjarjet kriminale në kryeqytetit.
Kryesisht për ato ngjarje të cilat kanë mbetur ende të pazbuluara.
Gjatë fjalës së tij ai tha se në bashkëpunim me prokurorinë janë duke mbledhur provat dhe shume shpejt do ti bëjnë ato publike.
“Ju siguroi që drejtoria vendore e Tiranës po punon intesivisht për këto ngjarje dhe jemi duke siguruar prova në bashkëpunim me prokurorinë që në një të ardhmen të afërt do ti bëjmë prezentët”, tha Panganika.
Nga ana tjetër njoftojmë se në kuadër të operacionit “Tentakulat” drejtori i Policisë Tirane tha se janë arrestuar 15 persona, mes tyre edhe nje vajze. Këta persona akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, kryesisht në lokalet e natës në Tiranë.