Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se Rama është strumbullari i një skandali politik e që duhet të vinte sot në Kuvend për të dhënë sqarime.
Alibeaj: Në bazë të nenit 47 pika 1, anëtarët e Këshillit të Ministrave e kanë për detyrë që të jenë këtu kur i kërkohen. Dhe kërkesa ime është ndaj Ramës, ajo karrige nuk duhet të jetë bosh kur ka kërkesë nga deputetët.
S’mund të bëjmë sikur nuk shikojmë dhe nuk dëgjojmë kur po flasin të gjitha mediat e huaja.
Jeni garante për të thirrur Ramën këtu, ai njeri është strumbullari i një akti korruptiv, ai duhet të japë sqarime edhe në Parlament. Vetëm ai duhet të japë sqarime.