Grupimi i Berishës ka dorëzuar në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve.
Flamur Noka dorëzoi shkresën në protokollin e KQZ në emër të PD, por do jetë Komisioneri Celibashi që do vendosë në një seancë publike nëse do t’i pranojë apo jo.
Edhe grupi i Alibeajt ka njoftuar se do të dorëzojë komisionerët në emër të PD-së ditën e hënë. Partia Socialiste pritet t’i dorëzojë të shtunën komisionerët e saj. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka thënë se mes grupimit Berisha dhe atij Alibeaj, ai do të njohë partinë e regjistruar në regjistrin e partive në gjykatë. Kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 14 maj.