Policia e Shkodrës vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e vrasësve që i morën jetën babë e bir, pasditen e djeshme në Dukagjin.

Gjokë e Eduart Gurra  u vranë në fshatit Sumë të zonës së Pultit, pasi kishi nshkuar për të parë shtëpinë e tyre, e cila ishte djegur. Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov.

Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.