Kryetari i Partisë së Lirisë, IlirMeta ka mbërritur pak më parën ë selinë e Partisë Demokratike, ku pritet të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta dhe Berisha janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit, megjithatë të dy krerët kanë qenë  të ndarë në fushatën e cila ka nisur intesivisht edhe pse jo zyrtarisht.

Siç dihet “Foltorja” ka nxjerrë kandidatë në 61 bashkitë e vendit, ndërsa në krahun tjetër PL, do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak. fushata elektroale nis zyrtarisht më 14 prill.