“DHUNE E PERBINDSHME…
Ngjarja në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë është përtej të LLAHTARSHMES.
Një infermiere që shfaq dhune histerike gati si qenie CENTAUR, një mbetje e fosileve sociale te neandertalit që jeton kontrabandë me HOMOSAPIENSIN. Një përlindeshe që duhet izoluar në “kopshtin zoologjik” të njerëzve anormale”.
Ky është reagimi i ashpër i sociologut të njohur, Gëzim Tushi në rrjetet në lidhje me videon e rëndë, ku një infermiere shfaqej duke dhunuar një të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Sot Tushi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se duhet të ketë një kontroll në këto shtëpi të të moshuarve.
Sipas Tushit, problemi i parë ka të bëjë me tipologjinë e institucionit ku ka ndodhur ngjarja.
“Një infermiere që ka mbaruar për infermiere të përgjithshme nuk mund të merret me persona që janë të sëmurë me alzhemier. E para ka të bëjë me tipologjinë e institucionit. Aty ka persona në moshë që janë aktivë, që ecin, që bëjnë çdo gjë vetë si dhe ka nga ato me sëmundje. Një institucion i tillë nuk është normal. Duhet të ketë infermier sociale dhe jo gjeneralist.
Nuk je në spital, në infermieri që bën gjilpërë e analiza. Është një institucion hibrid, duhet të sqarojë nëse ka persona normale dhe persona me sëmundje. A është një staf i grupuar kaotikisht apo persona me kualifikimin e duhur. Sjellja e saj nuk ka të bëjë as me formimin, por me një çrregullim anormal.
Thuhet se infermierja konsumon lëndë narkotike, keni dyshime?
Mund të jetë. Kam dyshime të këtij karakteri. Nuk ka lidhje me njeriun. E ç’rregullur nga personalitet, duhet të hetohet.
Janë institucione të lodhshme, nëse nuk e përballon dot, lërë atë punë. Është e papranueshme, e frikshme.
Organet e inspektimit duhet të jenë të alarmuar për këtë ngjarje. Cilat janë figurat që punojnë, standardet e institucionit.