Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për herë të parë për protestën e mbajtur nga opozita ditën e shtunë.

Teksa ishte në një konferencë për mediat, Rama deklaroi se nuk ishte një protestë popullore por një protestë partish. Ai shtoi se i vetmi rezultat ishte bërja pis e godinës së kryeministrisë me bojë, ndërsa sfidoi opozitën duke thënë se mund ta bëjnë çdo ditë.

‘Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i nijeti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave.’- u shpreh Rama.