Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Shkozë, k dy persona kanë nderuar jetë.
Bëhet e ditur se Roland Sinani ka vrarë kunatën (nusen e vëllait), 37-vjeçare Migena Sinani. Më pas 43-vjeçari ka vrarë edhe veten.
Nga informacionet paraprake thuhet se në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist.
Gjithashtu mësohet se Sinani ishte i pa martuat dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.
Nga hetimet e deritanishme është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë. Ata jetonin në një shtëpi, por burri i Migenës punon taksi dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.
Thuhet se në banesë po ashtu kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Sipas deklarimeve paraprake të tyre, ata nuk kanë parë gjë se si ka ndodhur ngjarja.