Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi heqjen e posterave të fushatës së 14 majit që nuk kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Administrata e KQZ: Asnjë prej posterave nuk ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor. Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju thamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim.

Celibashi: Urdhërojmë heqjen e të gjithave.

Celibashi: I kërkojmë policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, t’i heqë menjëherë, në të gjitha bashkitë e vendit drejtuesit e policive të na raportojnë deri të premten në orën 24:00 mbi këtë detyrë.