U prit me ovacione dhe festime fitorja e kandidatit “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, Fisnik Qosja i cili la pas kandidatin e PS.

Qindra qytetarë mbushën rrugët e qytetit dhe festuan me muzikë e flamuj, duke brohoritur “O Fisnik, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Fisnik Qosja pas marrjes së detyrës për katër vitet e ardhshme takoi qytetarët të cilët e votuan më 14 maj.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja e fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota. Me një diferencë prej vetëm 858 votash, ai la pas kandidatin socialist Redjan Krali i cili mori në total 10.903./ Top Channel