Bashkia e Tropojës, një bastion historik demokrat, kaloi në “duart” e Partisë Socialiste, pasi kandidati Rexhe Byberi arriti të merte shumicën e votave.

Megjithatë, në garën për këshillin bashkiak, PS dhe “Bashkë Fitojmë” konkurrojnë kokë më kokë.

Sipas hartës së përditësuar, deri më tani janë numëruar 23 nga 38 kuti votimi.

Nga rezultatet e deritanishme, PS dhe BF ndajnë të njëjtin numër këshilltarësh bashkiakë, me nga 4 secili.

Pas tyre renditet Bindja Demokratike dhe Aleanca për Demkraci dhe Solidaritet me nga 2 mandate, e po ashtu PAA, PRS, PLL, PDS, LZHK, AD, PLPSH, PUK me nga 1 këshilltar.