Moti i keq ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.

Ka pasur edhe prezencë inertesh në Brataj dhe rrëshqitje gurësh dhe dheras por pa problematika.  

Për shkak të reshjeve të shiut, në Tepelenë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh.

Burimet konfirmojnë si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.