Zbulohen identitetet e personave të përfshirë në plagosjen në Fushë-Krujë. Të arrestuarit janë identifikuar si Xhentil Sefa, autori, Hygert Muja, pronari i lokalit dhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve.
Hygert Muja, në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij dhe më pas veten në dorë. Sipas, policisë, të rinjtë ishin ulur në të njëjtën tavolinë, mirëpo më pas nisi konflikti.
Mësohet se ishin 6 shoke ne tavoline dhe po festonin 25 vjetorin Lorenc Cani.
Dy prej shokeve kanë kallzuar krimin , pra kanë deklaruar ne polici ngjarjen dhe janë lënë të lirë.
Pas ngjarjes është vënë në pranga autori 25-vjeçar, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave, dhe një tjetër person, shok i të plagosurve, për moskallëzim krimi.