Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar dy lëvizjet e krerëve të politikës në Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama. Të dy ata kanë njoftuar nisjen e një Podcast-i të tyren, me kryedemokratin që publikoi pjesën e parë sot.
Por mesa duket Podcast-i nuk paska prekur vetëm Berishën dhe Ramën, pasi dhe Kryemadhi kishte planifikuar që të hapte një. E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi u shpreh se Podcast-in e kishte planifikuar para një viti e gjysmë, por tashmë ka hequr dorë.
“Unë doja të hapja Podcast. E kisha ëndërr të planifikuar 1 vit e gjysmë para. Por tani do heq dorë nuk hap më. Do gjej diçka tjetër,” tha Kryemadhi.