Një 52-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë në Mat, pasi i është gjetur në banesë një arsenal armësh.
Mësohet se shtetasi A.Xh, banues në fshatin Derjan, është arrestuar në flagrancë pasi policia i gjeti të fshehur në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu çifte. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.