Seanca gjyqësore për shqyrtimin e statutit të Partisë Demokratike është shtyrë nga Gjykata e Apelit për vitin e ardhshëm.

Mësohet se Apeli ka vendosur si datë të mbajtjes së seancës 17 janarin, ndërsa grupimi i Enkelejd Alibeajt , ka depozituar kërkesë për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irida Kacerja.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.