Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 25-vjeçar.

Ky i fundit tentoi të grabiste një kasafortë në një shtëpi në Pordenone.

Shqiptari tentoi t’i ikte policisë me makinë dhe ndjekja përfundoi duke regjistruar një aksident të pesëfishtë.

Bëhet e ditur se i riu është i pastrehë, nuk ka dokumente dhe u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve.

Fatmirësisht nga aksidenti i pesëfishtë i shkaktuar nga shqiptari nuk u lëndua askush.