Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë ditën e sotme detaje në lidhje me hetimet për gjetjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit janë në rrugë të mbarë.
‘Sot jemi për një çështje tjetër me madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Absolutisht policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin.’- tha Rrumbullaku.