Mbledhja mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila ishte orgnizuar për t’u mbajtur ditën e sotme në gjakovë, u anulua në moment të fundit.
Për këtë ka pasur shumë reagime në të dy vendet, teksa i fundit që ka reaguar është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gola ka thënë se ky vendim nuk është për t’u çuditur, teksa përgjegjësinë ia lë kryeministrit Rama.
Sipas tij, nëse Rama s’do të kishte frikë nga aktivizimi i “dellit kombëtar” do t’i vendoste edhe viza kosovarëve.