“Proces dhe akuzë politike”! Kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.

Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit, mbrojtësi ligjor i tij tha se nuk u provuan provat që prokuroria kërkonte, ndonëse arrestimi u konsiderua i ligjshëm.

“E vlerësuan të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktuan SPAK-un për kompetencë. Brenda 10 ditëve mbase do bëhet vlefshmëria në SPAK. Këtë i kërkuam Gjykatës, nuk ishte në kushtet e flagrancës por veprime të policisë. Akuzë politike dhe montim politik, kaq për momentin se jemi në seancë. Beleri foli në seancë. Nuk u provua në asnjë moment çfarë tha prokurori, as rezistencën e listave. Ai ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk mund jet asgjë në flagrancë. Kjo nuk e cenon procesin, përkundrazi e ka forcuar. Njerëzit do të vijnë nesër të votojnë të qetë, nga gjykata prisnim ta vlerësonte të paligjshëm arrestin. Ja kërkuam gjykatës. Brenda 10 ditëve seanca në Tiranë, ai do iki sot në Tiranë. Mbase SPAK do e gjykojë të paligjshme”- u shpreh avokati për mediat.

Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë nga lokali, rrëmbimi aty konsistonte të gjente dicka në flagrancë, por nuk i gjetën. Beleri do të dërgohet sot në Tiranë”,- tha ai.

Fredi Beleri u la ditën e sotme në burg nga gjykata e Vlorës, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për kandidatin që akuzohet për krime zgjehdore.