Artan Hoxha ka folur për kokainën e kapur në Fier, ku ishte i përfshirë Viktor Cervanaku, ish kryetar i komunës Frakull dhe zyrtar në një institucion shtetëror. 

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha deklaroi se pronari i vërtetë i kokainës nuk u kap, ndërkohë që sqaroi se operacioni u bë i mundur vetëm për shkak të përfshirjes së DEA dhe partnerëve.

Hoxha deklaroi gjithashtu se në Shqipëri ekzsiton një laborator kokaine dhe se autoritetet i kanë vajtur afër, por ende nuk e kanë zbuluar. 

“Fieri është hambari kryesor në rang vendi i votave për të majtën. Ka qenë, është dhe do të mbetet. Çervanaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal, ka qenë përfaqësues politik, kishte ikur nga andej dhe kishte ardhur në Tiranë si drejtor. Ai ka patur në dorë para publike dhe ka bërë para. Ajo shtëpia në Frakull, rrinte mbyllur.”