Pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga opozita para kryeministrisë ditën e sotme, teksa ka nisur dhe grumbullimi i qytetarëve të parë.

Mësohet se protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe ish-kryeministri  Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë-së Ilir Meta.

Berisha pritet të dalë rreth orës 16:00 nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve. Ndërkohë nga ana e saj edhe policia ka marre masat, ku rreth 1000 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15:00 është i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë.