Përmes një mesazhi mirënjohje për kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e dhënë gjatë dy viteve e gjysmë që shërbeu në krye të këtij dikasteri, Çuçi e konsideroi “nder dhe përgjegjësi e madhe” ushtrimin e funksionit të lartë dhe shumë të rëndësishëm publik.
Socialisti gjithashtu nuk ka nguruar të bëjë edhe një raprezale të sfidave të tejkaluara me sukses së bashku me skudrën e Ministrisë së Brendshme, ndërsa i uron suksese Taulant Ballës në detyrën re.
“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.
Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.
Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”- tha Çuçi.
Më herët, ishte vetë kryeministri Edi Rama që dha lajmin e shkarkimit të Bledi Çuçit nga detyra e ministrit të Brendshëm. Përmes një mesazhi në Twitter, Rama sqaroi gjithashtu se ka vendosur t’i propozojë zyrtarisht të hënën Presidentit të Republikës emërimin e Taulant Ballës në detyrën e ministrit.